Neni 623

Pronari i një ndërtese ose i një ndërtimi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga të metat e çdo ves tjetër që ka lidhje me ndërtimin ose me mirëmbajtjen e tyre.
Por pronari i ndërtesës ose i ndërtimit ka të drejtë t’u kërkojë personave përgjegjës ndaj tij, të shpërblejnë dëmet që ka pësuar.