Neni 634

Padia për shpërblimin e dëmit e ngritur kundër prodhuesit, në zbatim të paragrafit të parë të nenit 628 të këtij Kodi, parashkruhet me kalimin e tre vjetëve duke filluar nga dita që personi i dëmtuar ka patur ose duhej të kishte patur dijeni për dëmin, të metat dhe identitetin e prodhuesit.
E drejta e personit të dëmtuar kundër prodhuesit për shpërblimin e dëmit, sipas paragrafit të parë të nenit 628 të këtij Kodi, shuhet me kalimin e dhjetë vjetëve, nga dita që prodhuesi ka vënë në qarkullim produktin që ka shkaktuar dëmin.