strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

C. Konkurrenca e pandershme

  • Neni 638
  • Në varësi të dispozitave që kanë lidhje me mbrojtjen e shënjave dalluese dhe të drejtave të patentës, veprimet e konkurrencës së pandershme kryhen prej cilitdo që:

    1. përdor emrat ose shënjat dalluese të cilat mund të sjellin ngatërresë me emrat dhe shënjat dalluese të përdorura ligjërisht nga të tjerë, ose imiton produktet e një konkurrenti ose kryen veprime të cilat mund të sjellin ngatërresa me produktet dhe veprimtarinë e një konkurrenti;

    2. trajton si të vetat cilësitë e produkteve ose të ndërmarrjes së konkurrentit;

    3. përdor vetë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi çdo mjet tjetër që nuk përputhet me parimet e ndershmërisë profesionale dhe mund të dëmtojë veprimtarinë e tjetrit.

  • Neni 639
  • Vendimi që vërteton veprime të konkurrencës së pandershme ndalon vazhdimin e tyre dhe përcakton masat e nevojshme me qëllim që të zhduken pasojat.
    Në qoftë se këto veprime janë kryer me faj, personi që i ka kryer detyrohet të shpërblejë dëmin.