Neni 638

Në varësi të dispozitave që kanë lidhje me mbrojtjen e shënjave dalluese dhe të drejtave të patentës, veprimet e konkurrencës së pandershme kryhen prej cilitdo që:

1. përdor emrat ose shënjat dalluese të cilat mund të sjellin ngatërresë me emrat dhe shënjat dalluese të përdorura ligjërisht nga të tjerë, ose imiton produktet e një konkurrenti ose kryen veprime të cilat mund të sjellin ngatërresa me produktet dhe veprimtarinë e një konkurrenti;

2. trajton si të vetat cilësitë e produkteve ose të ndërmarrjes së konkurrentit;

3. përdor vetë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi çdo mjet tjetër që nuk përputhet me parimet e ndershmërisë profesionale dhe mund të dëmtojë veprimtarinë e tjetrit.