Neni 667

Kur propozuesi ka caktuar një afat për pranimin, është e nevojshme që përgjigjja të vijë brenda afatit.
Propozuesi mund ta quajë të vlefshëm pranimin e vonuar, por duhet të njoftojë menjëherë palën tjetër.
Kur pranimi është dërguar në kohë, por i ka mbrritur propozuesit me vonesë dhe ky nuk dëshiron të jetë i lidhur me atë, duhet të njoftojë në çast pranuesin.