Neni 672

Pala kontraktuese mund të heqë dorë nga kontrata, brenda shtatë ditëve nga përfundimi i saj, pa treguar arsyet, kur:

- kontrata është përfunduar në vendin e punës ose të banimit të njërës palë, gjatë një eskursioni të organizuar në një mjedis publik, ose në kushte të tilla, që nuk i korrespondon një situate normale bisedimesh;

- në kontratën që ka për objekt dhënien e një kredie për të blerë një send konsumi, shitësi duhet të njoftojë me shkrim blerësin për të drejtën e heqjes dorë nga kontrata e lidhur në kushtet e sipërme, për ndryshe afati i heqjes dorë është një vit.