Neni 674

Palët gjatë zhvillimit të bisedimeve për hartimin e kontratës, duhet të sillen me mirëbesim ndaj njëra-tjetrës.
Pala që ka ditur, ose që duhej të dinte shkakun e pavlefshmërisë së kontratës dhe nuk ia ka bërë të ditur atë palës tjetër, detyrohet të shpërblejë dëmin që kjo e fundit ka pësuar, për shkak se besoi pa fajin e vet në vlefshmërinë e kontratës.