Neni 676

Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjellë vullnetin e tyre, duke u marrë vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj.
Shfaqja e vullnetit mund të jetë e shprehur ose në mënyrë heshtësore.