strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

Objekti i kontratës

  • Neni 678
  • Objekti i kontratës duhet të jetë i mundshëm, i ligjshëm, i caktueshëm ose që mund të përcaktohet.

  • Neni 679
  • Kontrata e bërë me kusht pezullues ose me afat, është e vlefshme në rast se detyrimi, që fillimisht është i pamundur, bëhet i mundshëm përpara përmbushjes së kushtit ose mbarimit të afatit.

  • Neni 680
  • Kontrata mund të përmbajë kryerjen e veprimeve për sende në të ardhmen, përveç kur ndalohet shprehimisht nga ligji.