strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU II - INTERPRETIMI I KONTRATËS

  • Neni 681
  • Kur interpretohet një kontratë, duhet të sqarohet se cili ka qënë qëllimi i vërtetë dhe i përbashkët i palëve, pa u ndalur në kuptimin letrar të fjalëve, si dhe duke vlerësuar sjelljen e tyre në tërësi, para e pas përfundimit të kontratës.

  • Neni 682
  • Kushtet e kontratës interpretohen njëri nëpërmjet tjetrit, duke i dhënë secilit kuptimin që del nga tërësia e aktit.
    Kontrata duhet të interpretohet në mirëbesim nga palët.

  • Neni 683
  • Në rast dyshimi, kontrata ose kushtet e saja interpretohen në kuptimin në të cilin mund të ketë ndonjë efekt dhe jo në atë, sipas të cilit nuk do të kishte ndonjë efekt.

  • Neni 684
  • Kushtet e kontratës, që mund të merren me dy kuptime, interpretohen sipas praktikës së vendit ku është përfunduar kontrata.
    Kur njëra nga palët është sipërmarrëse, kushtet me dy kuptime interpretohen sipas praktikës së vendit ku ndodhet selia e ndërmarrjes.

  • Neni 685
  • Fjalët dhe shprehjet që mund të kenë dy kuptime, duhet të merren në kuptimin më të përshtatshëm me natyrën e kontratës.