Neni 686

Kushtet e përgjithshme të kontratës, të përgatitura prej njërës palë kontraktuese, kanë efekt ndaj palës tjetër, në qoftë se në momentin e përfundimit të kontratës kjo e fundit i ka njohur ose duhej t’i kishte njohur, duke treguar një përkujdesje të zakonshme.
Janë të pavlefshme kushtet e përgjithshme që sjellin një humbje ose dëmtim të shpërpjesëtuar të interesave të palës kontraktuese, posaçërisht kur ato ndryshojnë në mënyrë thelbësore nga parimet e barazisë e të paanësisë të shprehura në dispozitat e këtij Kodi që rregullojnë marrëdhëniet kontraktuale.
Nuk krijojnë efekte juridike ato kushte të cilat vendosin në dobi të atij që i ka përgatitur ato më përpara, kufizime për përgjegjësinë, mundësinë për t’u tërhequr nga kontrata, për të pezulluar zbatimin e saj, ose që caktojnë ndaj palës tjetër afate dekadence, ose kufizime ndaj së drejtës për të bërë prapësime, ndaj lirisë kontraktore, në marrëdhenie me të tretët, kushteve të arbitrazhit ose shmangies nga kompetencat e organeve gjyqësore, përveç kur janë miratuar veçmas me shkrim nga pala tjetër.