Neni 689

Kur, me gjithë zbatimin e normave të parashikuara në këtë kre, kontrata mbetet e errët, kjo duhet të merret në kuptimin më pak të rënduar për të detyruarin, po qe se është pa shpërblim, dhe në kuptimin që realizon përputhjen e interesave të palëve në mënyrë të paanshme, po qe se është me shpërblim.