strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU III - EFEKTET E KONTRATAVE

  • Neni 690
  • Kontrata e lidhur rregullisht ka forcën e ligjit për palët. Ajo mund të prishet ose të ndryshohet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve ose për shkaqe të parashikuara me ligj.

  • Neni 691
  • Kontrata ka efekt ndaj të tretëve në rastet e parashikuara me ligj.

  • Neni 692
  • Efektet juridike të kontratës shtrihen edhe tek trashëgimtarët me titull universal, përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe.

  • Neni 693
  • Kontrata detyron palët jo vetëm përsa është parashikuar në atë, por edhe për të gjitha pasojat që rrjedhin nga zbatimi i ligjit.

  • Neni 696 - E drejta për t’u tërhequr nga kontrata
  • Në rast se njërës nga palët i është dhënë e drejta për t’u tërhequr nga kontrata, kjo e drejtë mund të ushtrohet për sa kohë që kontrata nuk ka filluar të zbatohet.
    Në kontratat me zbatim të vazhdueshëm ose periodik, kjo e drejtë mund të ushtrohet edhe më tej, por tërheqja nuk ka efekte për ekzekutimet e kryera ose që janë në kryerje e sipër.
    Kur në kontratë është parashikuar pagimi i një kompensimi për tërheqjen, kjo ka efekt kur është kryer pagimi, përveç kur ka marrëveshje të kundërt.

  • Neni 697 - Premtimi për kryerjen e një detyrimi
  • Personi që i ka premtuar një tjetri se një person i tretë do të ekzekutojë një detyrim, ose do të kryejë një veprim në dobi të tij, është i detyruar të shpërblejë palën tjetër, në qoftë se personi i tretë nuk pranon të ekzekutojë detyrimin ose të kryejë veprimin e premtuar.