Neni 723

Kur dorëzimi i sendeve me të meta përbën një mospërmbushje të parëndësishme të kontratës, blerësi mund të kërkojë:

1. heqjen ose ndreqjen e të metave të sendeve të dorëzuara, ose
2. uljen e çmimit.

Blerësi mund t’i caktojë shitësit një afat të arsyeshëm për përmbushjen e këtyre detyrimeve. Në varësi të afatit, blerësi nuk mund të shfrytëzojë asnjë mjet juridik për këtë mospërmbushje, përveç rastit kur është njoftuar nga shitësi se ky nuk do të përmbushë detyrimin në afatin e caktuar.
Kur shitësi nuk plotëson kërkesën e parashikuar në pikën 1 të këtij neni brenda afatit të caktuar nga blerësi, ky i fundit mund të kërkojë uljen e çmimit të sendeve të sipërme.
Në çdo rast blerësi nuk e humb të drejtën të kërkojë shpërblimin e dëmit.