Neni 724

Përveç zgjidhjes nga ligji të kontratës si rrjedhim i qenies të afatit si kusht thelbësor, kur nuk është bërë dorëzimi i sendit, blerësi mund ta deklarojë të zgjidhur kontratën në qoftë se shitësi nuk i dorëzon sendet brenda afatit shtesë të caktuar nga blerësi ose në qoftë se deklaron se nuk do të bëjë dorëzimin brenda këtij afati.