Neni 741

Në rastin e një kontrate shitjeje me dorëzime të pjesshme, kur mospërmbushja nga ana e njërës palë kontraktuese ndaj njërit prej detyrimeve të saj lidhur me një dorëzim, përbën një mospërmbushje me rëndësi të veçantë të kontratës që lidhet me këtë dorëzim, pala tjetër mund ta shpallë kontratën të zgjidhur për sa i takon këtij dorëzimi.
Në qoftë se mospërmbushja nga ana e njërës palë kontraktuese e detyrimeve të veta lidhur me një dorëzim, i jep palës tjetër arsye të bazuara për të gjykuar se do të ndodhë një mospërmbushje thelbësore lidhur me dorëzimet e ardhshme, kjo mund ta shpallë kontratën të zgjidhur për të ardhmen, mjafton që këtë ta bëjë brenda një kohe të arsyeshme.
Blerësi që e shpall kontratën të zgjidhur për sa i takon një dorëzimi mundet, në të njëjtën kohë, të shpallë zgjidhjen për dorëzimet e bëra më parë ose për dorëzimet e ardhshme në qoftë se për shkak të ndërvarësisë së tyre këto dorëzime nuk do të mund të përdoreshin për qëllimin e caktuar nga palët në kontratë.