strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

B. Qiraja e sendeve prodhuese

  • Neni 841
  • Kur qiraja ka për objekt gëzimin e një sendi prodhues, të luajtshëm ose të paluajtshëm, qiramarrësi duhet të përkujdeset për administrimin e tij në përputhje me destinimin ekonomik të sendit.

  • Neni 842
  • Në qoftë se palët nuk e kanë përcaktuar kohëzgjatjen e qirasë, secila prej tyre mund të tërhiqet nga kontrata duke e njoftuar tjetrën qysh më përpara në një kohë të përshtatshme.

  • Neni 843
  • Qiradhënësi duhet:
    1. të dorëzojë sendin me aksesorët e vet në gjendje të përshtatshme për përdorimin dhe prodhimin për të cilin është destinuar;
    2. të kryejë me shpenzimet e veta riparimet e jashtëzakonshme për të cilat sendi ka nevojë gjatë kohës së qirasë.

  • Neni 844
  • Qiradhënësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës në qoftë se qiramarrësi nuk vë në shërbim të sendit mjetet e nevojshme për administrimin e tij, në qoftë se nuk zbaton rregullat teknike dhe në qoftë se ndryshon në mënyrë të qëndrueshme destinimin ekonomik të sendit.

  • Neni 845
  • Qiramarrësi mund të ndërmarrë nisma për rritjen e prodhimtarisë së sendit të marrë me qira, mjafton që ato të mos sjellin detyrime për qiradhënësin, ose të mos i shkaktojnë cenime të të drejtave të tij.

  • Neni 846
  • Në qoftë se si pasojë e një ligji ose e një vendimi të detyrueshëm për administrimin prodhues të sendit, raporti kontraktor rezulton i ndryshuar dukshëm, në mënyrë të tillë që njëra palë të humbasë dhe tjetra të fitojë, mund të kërkohet një shtesë apo një zbritje e çmimit të qirasë, ose sipas rrethanave, zgjidhja e kontratës, përveç kur parashikohet ndryshe nga ligji.

  • Neni 847
  • Qiramarrësi nuk mund ta lëshojë sendin me nënqira pa lejen e qiradhënësit.
    Kur qiramarrësi shkel një detyrim të tillë, qiradhënësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës.
    E drejta për të kaluar kontratën e qirasë një tjetri përfshin dhe nënqiranë, përveç kur palët kanë disponuar ndryshe në kontratë.

  • Neni 848
  • Dispozitat e kontratës së qirasë zbatohen edhe për qiranë e sendeve prodhuese, në masën që pajtohen me to.