Marrëdhëniet me të tretët

  • Neni 822
  • Kontrata e qirasë mund t’i kundrejtohet të tretit që ka fituar sendin e dhënë me qira, me kusht që kontrata të ketë një datë të saktë para tjetërsimit të sendit.
    Dispozitat e paragrafit të mësipërm nuk zbatohen për qiranë e sendeve të luajtshme të paregjistruara në regjistrat publikë, në qoftë se fituesi ka siguruar posedimin me mirëbesim.
    Qiraja e sendeve të paluajtshme të paregjistruara nuk i kundrejtohet fituesit të tretë, veç brenda afatit të 9 vjetëve nga fillimi qirasë.
    Fituesi duhet të respektojë qiranë në çdo rast në qoftë se ka marrë përsipër detyrimin ndaj tjetërsuesit.

  • Neni 823
  • Në qoftë se qiraja nuk ka datë të saktë, por mbajtja e saj prej qiramarrësit si datë është përpara kalimit të pronësisë, fituesi nuk është i detyruar të respektojë qiranë, veçse për kohëzgjatjen që përkon me atë të vendosur për qiratë me afat të pacaktuar.

  • Neni 824
  • Në qoftë se qiramarrësi është përjashtuar nga fituesi, sepse kontrata e qirasë nuk kishte një datë të saktë përpara kalimit të pronësisë, qiradhënësi detyrohet të shpërblejë dëmin.