Neni 805

Qiradhënësi duhet të kryejë, gjatë periudhës së qirasë, të gjitha riparimet, me përjashtim të punimeve për mirëmbajtjen e përditshme që janë në ngarkim të qiramarrësit.
Për sende të luajtshme, shpenzimet për ruajtjen e për mirëmbajtjen e zakonshme janë në ngarkim të qiramarrësit, përveçse kur me marrëveshje parashikohet ndryshe.
Kur sendi i dhënë me qira ka nevojë për riparime, që nuk janë në ngarkim të qiramarrësit, ky është i detyruar të njoftojë qiradhënësin.
Në rast riparimesh urgjente qiramarrësi mund t’i kryejë ato drejtpërdrejt, kundrejt kthimit të shpenzimeve, me kushte që të njoftojë menjëherë qiramarrësin.