Neni 806

Në qoftë se në kohën e dorëzimit, sendi i dhënë me qira cenohet nga të meta që ulin në mënyrë të dukshme vlerën e përdorimit të kontraktuar, qiramarrësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës, ose zbritjen e çmimit të qerasë, përveç kur ai ka patur dijeni për të metën ose ajo është lehtësisht e dallueshme.
Qiradhënësi është i detyruar t’i paguajë qiramarrësit dëmet e ardhura nga veset e sendit, në qoftë se nuk provon se, pa patur faj, nuk ka patur dijeni për këto vese në momentin e dorëzimit.
Në qoftë se veset e sendit vënë para një rreziku të madh shëndetin e qiramarrësit ose të familjes apo të vartësve të tij, qiramarrësi mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës edhe po qe se veset njiheshin prej tij.