Neni 810

Qiradhënësi detyrohet të garantojë qiramarrësin nga shqetësimet që pakësojnë vlerën e përdorimit dhe të gëzimit të sendit, të shkaktuara nga të tretët që pretendojnë se kanë të drejta mbi të njëjtin send.
Qiradhënësi nuk është i detyruar të garantojë qiramarrësin nga shqetësimet e të tretëve që nuk pretendojnë të kenë të drejta mbi sendin.
Në këtë rast qiramarrësi ruan të drejtën të ngrejë padi kundër të tretëve në emrin e tij.