Neni 916

I porosituri është i detyruar të kryejë punët ose veprimet juridike që i janë ngarkuar sipas udhëzimeve të porositësit. Ai mund të largohet nga këto udhëzime vetëm kur kjo është e domosdoshme për të mbrojtur interesat e porositësit dhe nuk ka mundësi që të merret vesh më parë me të.