Neni 919

Kreditorët e palës së porositur nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre mbi sendet që gjatë ekzekutimit të porosisë, i porosituri i ka vetësuar me emrin e vet, me kusht që kur është fjala për pasuri të luajtshme ose për kredi, porosia të vërtetohet nga një provë me shkrim që përmban datë të saktë përpara vënies dorë ose, kur është fjala për pasuri të paluajtshme ose për pasuri të luajtshme të regjistruara në regjistrat publike, regjistrimi i aktit të rikthimit ose i kërkesës gjyqësore që synon të përfitojë kthimin e përmendur të përmbajë një datë përpara vehtësimit.