Neni 923

Porositësi, përveç se kur me marrëveshje është parashikuar ndryshe, detyrohet të furnizojë të porositurin me mjetet e nevojshme për kryerjen e porosisë dhe për përmbushjen e detyrimeve që me atë synim i porosituri i ka marrë përsipër në emrin e vet.