Neni 924

I porosituri është i detyruar t’i japë porositësit, kur ky i kërkon, të gjitha informatat që kanë lidhje me kryerjen e porosisë, së bashku me dokumentet justifikuese, t’i japë atij llogari posa të ketë kryer porosinë, si dhe t’i kthejë atij çdo gjë që ka marrë për shkak të kryerjes së porosisë.