Neni 937

Komisioneri prezumohet se është i autorizuar që të lejojë vonesa në pagim, në përputhje me zakonin e vendit ku kryen veprimin, në qoftë se kur porositësi nuk ka vendosur ndryshe.
Në qoftë se i porosituri lejon vonesa në pagim, pavarësisht nga ndalimi i porositësit ose nga zakoni i vendit, porositësi mund të kërkojë nga ai pagimin e menjëhershëm, përveç të drejtës së komisionerit për të përfituar avantazhet e ardhura nga vonesa në pagim.
Komisioneri që ka lejuar vonesën në pagim duhet t’i tregojë porositësit se cila ishte pala e kontraktuar dhe afati i dhënë, përndryshe veprimi quhet se është kryer pa u lejuar vonesë dhe zbatohet paragrafi i mësipërm.