DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

  • Neni 962
  • Kalimi i pasurisë është kontrata me të cilën debitori ngarkon kreditorët e vet ose disa prej tyre për të likuiduar të gjitha ose disa veprimtari të tij për t’i shpërndarë midis tyre fitimet e nxjerra në përmbushje të kredive të tyre.

  • Neni 963
  • Kalimi i pasurisë duhet bërë me shkrim, ndryshe është i pavlefshëm.
    Në qoftë se midis pasurive të ceduara ka edhe kredi, atëherë zbatohen dispozitat e neneve 502 e 503 të këtij Kodi.

  • Neni 964
  • Administrimi i pasurisë së kaluar u takon kreditorëve përkatës.
    Ata mund të ngrejnë padi për të gjitha çështjet pasurore që lidhen me atë pasuri, përfshirë edhe paditë për mbrojtjen e posedimit.

  • Neni 965
  • Debitori nuk mund të disponojë sendet e kaluara kreditorëve.
    Kreditorët, kreditë e të cilëve ekzistonin përpara kalimit të pasurisë dhe që nuk kanë ndërhyrë, mund të kërkojnë ekzekutimin mbi gjithë këtë pasuri.
    Kreditorëve, që u ka kaluar pasuria, në rast se kalimi ka për objekt vetëm disa veprimtari të debitorit, nuk mund të kërkojnë ekzekutimin për veprimtari të tjera, para shlyerjes së atyre që janë lidhur me kalimin e pasurisë.