strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

B. Shërbimi bankar dhe kasetat e sigurimit

  • Neni 1028
  • Banka, për shërbimin e kasetave të sigurimit, përgjigjet kundrejt përdoruesit për aftësinë paguese, ruajtjen e lokalit dhe për paprekshmërinë e kasetës, përveç ndonjë rasti fator.

  • Neni 1029
  • Kur kaseta është në emër të disa personave, hapja e saj i njihet secilit prej tyre, përveç ndonjë marrëveshjeje të kundërt.
    Në rast vdekje të mbajtësit të vetëm ose të njërit të këtyre mbajtësve, banka që ka marrë njoftimin mund të lejojë hapjen e kasetës me marrëveshjen e të gjithë atyre që e kanë të drejtë, ose sipas mënyrës së përcaktuar nga gjykata.

  • Neni 1030
  • Kur afati i kontratës ka mbaruar, banka mbas një lajmërimi të mbajtësit ose me kalimin e gjashtë muajve nga data e mbarimit, mund t’i kërkojë gjykatës autorizimin për hapjen e kasetës. Lajmërimi mund të bëhet edhe nëpërmjet postës rekomande të konfirmuar.
    Hapja kryhet në praninë e një noteri duke patur parasysh edhe masat që gjykata i quan të nevojshme. Gjykata mund të urdhërojë marrjen e masave të nevojshme për ruajtjen e objekteve të gjetura duke përfshirë edhe shitjen e një pjese të tyre, që është e nevojshme për të plotësuar shpenzimet e bëra nga banka.