strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU XXI - RENTA JETORE

  • Neni 1065
  • Renta jetore mund të krijohet kundrejt shpërblimit (me titull barrësor) nëpërmjet tjetërsimit të një pasurie të luajtshme ose të paluajtshme ose të një shume parash.
    Renta jetore mund të krijohet edhe me anë dhurimi ose me testament, duke respektuar kërkesat e ligjit për veprime juridike të tilla.

  • Neni 1066
  • Renta jetore mund të jepet për të gjithë jetën e përfituesit ose të një personi tjetër. Ajo mund të formohet edhe për gjithë jetën e një ose disa personave.

  • Neni 1067
  • Kur renta është formuar në favor të shumë personave, pjesa e një përfituesi të vdekur më parë, rritet në favor të të tjerëve, përveç kur ka marrëveshje të kundërt.

  • Neni 1068
  • Kontrata e rentës jetore e krijuar në favorin e një personi, i cili në kohën e kontratës kishte vdekur, është e pavlefshme.