Neni 1107

Përveç kur në kontratën e shoqërisë është parashikuar ndryshe, në rast vdekjeje të njërit prej anëtarëve, të tjerët duhet të likuidojnë kuotën në favor të trashëgimtarëve, veç kur preferojnë të shpërndajnë shoqërinë ose ta vazhdojnë më vete trashëgimtarët, dhe këta japin pëlqimin.