Neni 65 - Nuk lejohet lirimi para kohe me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm

(Ndryshuar paragrafi I, II me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008, neni 10)

Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm.
Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur:
Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.