Neni 95 - Dhënia e mjeteve për ndërprerjen e shtatzanisë

Dhënia e mjeteve që shërbejnë për ndërprerjen e shtatzanisë një gruaje me qëllim që kjo të kryejë vetë ose me ndihmën e ndonjë tjetri ndërprerje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.