Neni 98 - Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes

Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes njerëzve që janë duke u mbytur në det ose në ujëra të tjera, kur kjo ndihmë mund të jepej pa rrezik serioz për anijen, ekuipazhin dhe udhëtarët, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.