Neni 102/a - Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur

(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 18)

Kryerja e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të rritur dënohet me burgim nga dy gjer në shtatë vjet.
Kur marrëdhënia homoseksuale me dhunë kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur të dëmtuarit i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të dëmtuarit dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.