Neni 117 - Pornografia

(Shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr.9859, datë 21.1.2008, neni 1)

Prodhimi, shpërndarja, reklamimi, importimi, shitja e botimi i materialeve pornografike në ambientet e të miturve, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Përdorimi i të miturit për prodhimin e materialeve pornografike, si dhe shpërndarja ose publikimi i tyre në internet apo në forma të tjera, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në pesë milionë lekë.