Neni 119/a - Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik

(Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 13)

Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e materialeve me përmbajtje raciste ose ksenofobike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.