Neni 178 - Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 49)

Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave që dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.