Neni 183 - Falsifikimi i monedhave

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 50)

Falsifikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në
pesëmbëdhjetë vjet.