Neni 312/a - Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë

(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 28;
ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 33)

Kanosja ose vepra të tjera dhune, që i bëhen personit për të siguruar deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.