Neni 333/a - Grupi i strukturuar kriminal

(Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 33)

Krijimi, organizimi ose drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal për kyerjen e veprave penale dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet.
Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.