Neni 26 - Dhënia e informatave sekrete

(Ndryshuar paragrafi I, II; shtuar paragrafi III me ligjin nr.8919, datë 4.7.2002;
ndryshuar me ligjin nr.9722, datë 30.4.2007 neni 4)

Ushtaraku që i jep armikut të gjithë ose një pjesë të situatës së Forcave të Armatosura, planin e një operacioni, lëvizjet, fushimet, pozicionet, sinjalet e çdo lloji, gjendjen e furnizimit a të municionit, vendfurnizimet, karburantet, ushqimet ose paratë apo i lë në dorë dokumente ose të dhëna të tjera me karakter sekret, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Po kjo vepër e kryer për operacione ose mjete e teknikë të rëndësishme luftarake, si dhe kur nga dhënia e informatave janë shkaktuar pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.
Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.