Neni 34 - Dezertimi i kuadrit komandues

(Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr. 8919, datë 4.7.2002;
ndryshuar me ligjin nr.9722, datë 30.4.2007 neni 5)

Dezertimi i personave të kuadrit komandues dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.
Po kjo vepër e kryer në gjendje lufte ose në gjendje të jashtëzakonshme dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet, ose me burgim të përjetshëm.