Neni 11 - Pranueshmëria e hapjes së procedurës së falimentimit

1. Procedura e falimentimit mund të hapet për pasuritë e çdo personi, fizik ose juridik, si dhe për pasuritë e shoqërive të thjeshta.

2. Në rast se nuk është kryer ndarja e pasurisë, procedura e falimentimit mund të hapet edhe pas prishjes ose shpërndarjes së një personi juridik ose të një shoqërie të thjeshtë.