Neni 14 - Kërkesa për hapjen e procedurës së falimentimit

1. Procedura e falimentimit hapet vetëm me kërkesën e debitorit ose të kreditorëve. Në rastin e personave juridikë procedura e falimentimit mund të hapet edhe me kërkesën e organeve tatimore, kur rezulton një bilanc me humbje për një periudhë 3-vjeçare.

2. Kërkesa mund të tërhiqet në çdo kohë, derisa nga seksioni tregtar i gjykatës së rrethit nuk është dhënë vendimi për hapjen e procedurës së falimentimit ose për rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit. Kur kërkesa tërhiqet, shpenzimet e bëra deri në atë kohë mbeten në ngarkim të personit që ka paraqitur kërkesën.