Neni 181 - Paraqitja e planit të riorganizimit

1. Të drejtën për paraqitjen e një plani riorganizimi përpara seksionit tregtar të gjykatës së rrethit e kanë administratori i falimentimit dhe debitori. Paraqitja e këtij plani nga debitori mund t’i bashkohet kërkesës për fillimin e procedurës së falimentimit. Plani i paraqitur në gjykatë pas mbledhjes përfundimtare të kreditorëve nuk merret parasysh.

2. Në qoftë se mbledhja e kreditorëve i ka ngarkuar administratorit hartimin e një plani falimentimi, administratori ia paraqet planin gjykatës brenda një afati kohor të arsyeshëm.

3. Gjatë hartimit të planit nga administratori, paraqesin komente komiteti i kreditorëve, kur ka një të tillë, si dhe organi përfaqësues i punonjësve dhe debitori, si këshilltarë.