Neni 229 - Marrja parasysh e statusit të rangut më të ulët

1. Çdo lloj rangu më i ulët i kreditorëve të falimentimit dhe i kreditorëve të përcaktuar në nenin 228 të këtij ligji, merret parasysh vetëm nëse procedura e falimentimit hapet para përfundimit të mbikëqyrjes.

2. Në këtë procedurë të re falimentimi, këta kreditorë kanë përparësi mbi kreditorët e tjerë të rangjeve më të ulëta.