Neni 72 - Vazhdimi i padive të ngritura, ku debitori është paditës

1. Paditë e lidhura me pasuritë e masës së falimentimit, ku debitori është paditës, rifillojnë në favor të masës së falimentimit, me kërkesë të administratorit të falimentimit.

2. Nëse administratori i falimentimit nuk e pranon këtë kërkesë, debitori dhe i padituri mund të vazhdojnë veprimet e tyre për padinë e ngritur.