Neni 165 - Përgjegjësitë e veprimeve për ekzekutimin ndaj debitorit

Gjykata e rrethit, ku është hapur ose kërkon të hapet procedura e falimentimit, vlerësohet si gjykata përgjegjëse, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, për vendimet e nevojshme për t’u ekzekutuar ndaj debitorit pas mbylljes së procedurës së falimentimit.