Neni 33 - Kuptimi i masës së falimentimit

1. Procedura e falimentimit zbatohet mbi masën e falimentimit që përfshin të gjithë pasurinë dhe të drejtat e debitorit në datën e hapjes së procedurës së falimentimit dhe pasurinë që ai fiton gjatë zbatimit të kësaj procedure falimentimi.

2. Sendet që përjashtohen nga ekzekutimi i detyrueshëm, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, nuk përfshihen në masën e falimentimit.

3. Për mosmarrëveshjet ndërmjet debitorit dhe administratorit të falimentimit, për faktin nëse një send i përket masës së falimentimit, vendos seksioni tregtar i gjykatës së rrethit.

4. Në procedurën e falimentimit zbatohen kushtet e parashikuara në nenet 34 dhe 35 të këtij ligji, për sendet në pronësi të personave të tjerë ose sendet e ngarkuara me barrë siguruese.