Neni 58 - Përgjegjësia e anëtarëve të komitetit të kreditorëve

1. Anëtarët e komitetit të kreditorëve janë përgjegjës dhe detyrohen të dëmshpërblejnë kreditorët e siguruar dhe kreditorët e falimentimit në rast se, për faj të tyre, shkelin ose nuk përmbushin detyrat që u ngarkon ky ligj.

2. Në rastin e pikës 1 të këtij neni, janë të zbatueshme rregullat e parashkrimit të parashikuara në nenin 49 të këtij ligji.